2007-09-18 18:09:29

Tutu dhe Mandela në Darfur për të gjetur rrugëzgjidhje


(18.09.2007 RV)Gjendja në Darfur bëhet gjithnjë e më dramatike, edhe për shkak të shirave që vazhdojnë të bien pa pushim. Por një dritëz shprese ndizet nga të ashtuquajturit “pleq”, ikona të luftës për lirinë dhe kundër racizmit në Afrikën e Jugut. Kryeipeshkvi anglikan Desmond Tutu, Nelson Mandela, të dy çmim Nobel për Paqen, gruaja e Mandelës, Grasa Mashèll dhe ish-presidenti amerikan Xhimi Karter do të shkojnë në mision në Darfur për të gjetur rrugë të reja për bllokimin e tragjedisë së rajonit të Sudanit. Që nga shkurti 2003, përgjigjia e qeverisë së Khartumit ndaj një revolte popullore ka shkaktuar mëse 200 mijë viktima e 2,5 milion refugjatë.







All the contents on this site are copyrighted ©.