2007-09-18 18:09:09

Rajs u kërkon falje irakianëve për aksidentin Blekuotër


(18.09.2007 RV)Rreth 20 të vdekur e mëse 50 të plagosur: ky është bilanci i trishtuar i tre atentateve të fundit në Bagdad. Ndërkaq, sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs i ka telefonuar kryeministrit irakian Al Maliki për t’i kërkuar personalisht falje për atë që e përkufizoi si aksident. Të dielën në sheshin Al Nousur të Bagadadit, polcë privatë të firmës amerikane Blekuotër hapën zjarr duke vrarë 8 ose 11 civilë dhe duke plagosur 13 të tjerë. Qeveria irakiane ka bërë të ditur se do të rishikojë statusin e këtyre firmave të huaja në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.