2007-09-18 17:35:23

Më 18 shtator, kalendari Kishtar përkujton Shën Jozefin nga Kopertino.


(18.9.2007 RV)RealAudioMP3 Varfëria e jashtzakonshme e familjes dhe shëndeti i lig nuk e lejuan të ndiqte rregullisht shkollën. E kështu, kur gati 18-vjeç shprehu dëshirën të bëhej frat, shumë kuvende ku trokiti, nuk e pranuan, duke e gjykuar njeri me kulturë të mangët, tepër naiv e injorant e sidomos, të çuditshëm, për shkak të disa fenomeneve, në të cilat ishte protagonist. Shën Jozefi nga Kopertino, françeskan konventual, njihet për ekstazat e papritura, që e bënin të shkëputej nga toka. Është edhe Pajtor i studentëve, sepse i kaloi në mënyrë shembullore të gjitha provimet përgatitore të meshtarisë.
Ekstazat e Shën Jozefit, që e bënin të shkëputej nga toka, na flasin simbolikisht edhe ne, njerëzve të kohëve moderne: besimtarët shikojnë tek ai, Shenjtin që i ndihmon të fluturojnë lart, në qiellin e shenjtërisë e ti synojnë vlerat e pavdekshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.