2007-09-18 18:09:00

Kosovë: Kushneri në Moskë, status quo-ja rrit antagonizmin


(18.09.2007 RV)Kushner bëhet sot protagonist edhe në një debat tjetër, kësaj radhe për Kosovën. Pasi takoi homologun e tij në Moskë, ministri i jashtëm francez deklaroi se “status quo”-ja nuk u përgjigjet as interesave të serbëve dhe as atyre të shqiptarëve të Kosovës. Shpresoj, sqaroi ai në prag të takimit të nesërm të Trojkës negociatore me të dyja palët në Londër, që të arrihet një marrëveshje minimale, por procesi nuk mund të zgjasë pa fund.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov foli me tone të tjera. Ai paralajmëroi kosovarët se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të destabilizojë situatën në Evropë. Do të shkaktonte një reaksion zinxhir në pjesë të ndryshme të kontinentit dhe Rusia, theksoi Lavrov, dëshiron të shmagë një skenar të tillë. Nesër pritet që pala kosovare të paraqesë projektin e një traktati miqësie me Serbinë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.