2007-09-17 18:33:48

Kardinali Bertone në Varshavë për 100-vjetorin e Bazilikës së Zemrës së Krishtit


(17.09.2007 RV)Të pagëzuarit janë “gurë të gjallë” të ndërtesës shpirtërore të Kishës: kështu tha kardinali sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone, dje në Varshavë, ku udhëhoqi lutjen e mbrëmësores, me rastin e 100 vjetorit të shugurimit të Bazilikës së Zemrës së Krishtit e të 75 vjetorit të pranisë së Salezianëve në këtë qytet. Për të qenë “ndërtues”- shpjegoi kardinali Bertone- “guri në rend të parë të duhet të jetë i fortë, i skalitur mirë”. I krishteri pra, ka nevojë për një “formim shpirtëror të përhershëm”. Në rend të dytë, “guri duhet t’u përshtatet mirë gurëve të tjerë”. Kjo – nënvizoi sekretari i Shtetit të Vatikanit – na detyron ta verifikojmë aftësinë e gatishmërinë tonë të bashkëpunimit për ndërtimin e tempullit të gjallë që është bashkësia e krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.