2007-09-17 18:32:16

Greqi: Karamanlis fiton, por vetëm me dy vende më shumë


(17.09.2007 RV)I pati thirrur këto zgjedhje të parakohshme me qëllimin për të fituar bindshëm e për të vazhduar pa probleme reformat e kërkuara nga Evropa, por zjarret e verës që dogjën gjysmën e Greqisë, ia prishën festën kryeministrit të djathtë Kostas Karamanlis. Partia e tij, Demokracia e Re, fitoi 41,8 % të votave, në rënie në krahasim me votat e mëparshme, pavarësisht se konfirmohet si fitimtare e zgjedhjeve të djeshme në Greqi. 38,1% të votave i morën socialistët e Pasokut, edhe ata në rënie. Lideri socialist, George Papandreu dha dorëheqjen, duke pranuar përgjegjësinë personale për humbjen. Votat e të pakënaqurve kanë shkuar në ekstreme. Kanë fituar më shumë vota komunistët, e majta radikale dhe e djathta ekstreme. Fakti që ultranacionalistët hyjnë në Parlament është një element shqetësues edhe para impenjimeve në Bashkimin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.