Imzot Lucjan Avgustini komenton Takimin e III Ekumenik Evropjan të Sibiut
(16.9.2007 RV)Nga data 4 deri
më 9 shtator në Sibiu të Rumanisë është mbajtur Asamebleja e III Ekumenike Evropjane.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kishtare morën pjesë mbi dymijë delegatë katolikë,
ortodokës, aglikanë e protestantë të cilët biseduan mbi sfidat e mëdha që paraqiten
para të krishtërve në Kontinentin e Vjetër pa fshehur divergjencat, por me një vetëdije
për nevojën e rifillimit të udhës e dialogut të përbashkut duke u nisur nga Jezu Krishti,
Shpëtimtari i botës. Në Takimin e III Ekumenik Evropjan të Sibius morën pjesë edhe
delegacioni i Kishës katolike e Kishës Ortodokëse të Shqipërisë. Një koment mbi rezultatet
e kësaj asambleje ekumenike të dëgjojmë imzot Lucjan Avgustinin, ipeshkëv i Sapës…….