2007-09-14 17:47:30

Marrëveshja për paqë, situata në Darfur dhe liria fetare në qendër të takimit të Benediktit XVI dhe presidentit sudanez Omar Al Bashir


(13.09.2007 RV) RealAudioMP3 Sot paradite Ati i Shenjtë Benedikti XVI priti në audiencë në rezidencën verore të Kastelgandolfos presidentin e Sudanit Omar Al Bashir të shoqëruar nga ministri i jashtëm, ai çështjeve fetare, nga katër ministra të tjerë dhe disa parlamentarë. Omar Al Bashir pati një takim edhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet Imzot Dominik Mambertì, i cili ka qenë nunc apostolik në Sudan. Audienca u zhvillua në “një klimë shumë respektuese”, komentoi drejtori i sallës së shtypit të Vatikanit Atë Federiko Lombardi...
Në qendër të takimit ndërmjet Papës dhe presidentit sudanez, që zgjati 25 minuta, ishte gjendja politike dhe fetare në Sudan, duke u ndalur veçanërisht tek Marrëveshja për Paqë dhe tek situata në Darfur. Lidhur me këtë u komentua shumë pozitivisht thirrja për një konferencë të re për paqen, në Libi, me 27 tetorin e ardhshëm. Gjithashtu u përmend edhe aspekti rajonal i krizës. Benedikti XVI dhe presidenti sudanez folën pastaj edhe mbi tema të rëndësishme me interes të përbashkët si mbrojtja e familjes, respekti dhe promovimi i të drejtave të njeriut, siç është ajo thelbësore e lirisë fetare, rëndësia e dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimi ndërmjet besimtarëve të të gjitha feve, veçanërisht ndërmjet atyre të krishterë dhe myslimanë për mbështjetjen që i duhet dhënë paqës dhe së mirës së përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.