2007-09-14 18:31:49

Imzot Rrok Mirdita shpreh gëzimin që shteti shqiptar i kushtoi vëmendjen e duhur figurës së Nënë Terezës, e cila u përket të gjithë shqiptarëve pa dallim feje.


(14.9.2007)Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita shpreh gëzimin që shteti shqiptar i kushtoi vëmendjen e duhur figurës së Nënë Terezës, e cila u përket të gjithë shqiptarëve pa dallim feje.
Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësi përgëzoi autoritetët e larta shtetërore të Shqipërisë për vlerësimin e figurës dhe të porosisë së Lumes Nënë Terezë, e cila – tha imzot Mirdita – nuk mund të reduktohen si një humaniste sepse e Lumja Nënë Terezë jetoi për Krishtin Zoti dhe Atij i shërbeu me dashuri duke dashur e shërbyer më të varfërit e të menjanuarit duke rrezatuar kudo shpirtin e përdëllimit të Zotit.
Nënë Tereza na mëson e tregon si ta pasurojmë jetën me shpirtin vëllazëror në respekt e dashuri të anasjelltë. Po mbi cerimonin e përurimit të monumentit të Lumes Nënë Terezë në hyrje të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës nga autoritetet e larta shtetërore të Shqipërisë, të dëgjojmë imzot Rrok Mirditen në mikrofonin tonë..RealAudioMP3 ...







All the contents on this site are copyrighted ©.