2007-09-13 18:07:16

“Impenjimi i përbashkët mes Kishës e shoqërisë civile për promovimin e vlerave të familjës”: kështu Papa në fjalimin drejtuar Ambasadorit të ri të Sllovakisë pranë Selisë së Shenjtë, zotit Josef Dravecky, me rastin paraqitjes së letrave kredenciale


(13.09.2007 RV) “Shoqëritë e qëndrueshme dhe të shëndosha janë të ndërtuara mbi themelin e familjeve të shëndosha”: këte ripohoi Benedikti XVI duke nënvizuar se “të gjitha bashkësitë civile do të duhej të bënin atë që është e mundur për të promovuar politika ekonomike e sociale që ndihmojnë qiftët e rinj të martuar e të mbështesin dëshirën e tyre për familjen”. E Papa këtu foli për momentet vendimtare, sepse të rinjtë “janë të tunduar nga mosnjohja e vlerave të martesës, që përkundrazi janë kaq jetike për lumturinë e tyre të ardhshme e për stabilitetin shoqëror”. Nga kjo vjen rëndësia për t’i garantuar Kishës “lirinë për të themeluar e administruar shkolla katolike” që sigurojnë – thotë Papa “një edukim i cili ushqen të gjitha përmasat e personit njerëzor, përfshirë këtu edhe atë fetare e shpirtërore” e që – shtoi Ati i Shenjtë –“është në interes si të Kishës po kështu edhe të Shtetit”.
Papa Racinger i kërkon autoriteteve të Sllovakisë të vijojnë të garantojnë një liri të tillë në respektimin e asaj që është vendosur në Marrëveshjen e arritur mes Shtetit e Kishës në vitin 2000. Lidhur me këte Papa kujtoi se prej katër pikave të vendosura nga marrëveshja vetëm dy janë ratifikuar dhe nënvizoi rëndësinë e dy pikave tjera që kanë mbetur për t’u ratifikuar: mundësinë e zgjedhjes së shërbimit civil nga ata që nuk e dëshirojnë shërbimin ushtarak dhe financimet e aktiviteteve të Kishës. Në vazhdim Benedikti Xvi foli për “bashkëpunimin e frtyshëm mes Republikës së Sllovakisë e Selisë së Shenjtë duke kujtuar se vitin e ardhshëm do të shënohet 15-të vjetori i fillimit të marrëdhënieve diplomatike. Pap Racinger nënvizoi “thesarin e madh kulturor e shpirtëror të Sllovakisë” duke shtuar se Vendi përfaqëson “një potencial të madh për rigjallërimin e shpirtit të kontinentit evropjan”.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.