2007-09-12 16:23:14

Papa: bashkimi i Evropës mbi baza të vlerave të përbashkëta të krishtëra.


(12.9.2007 RV)RealAudioMP3 Kisha, sikur Maria, “është e thirrur gjithmonë ta shikojë Krishtin në mënyrë që të mund t’ia tregoi e ofroi Atë të gjithëve “: këtë nënvizoi Papa sot në audiencën e përgjithshme mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të cilën ia kushtoi udhëtimit apostolik të këtyre ditëve në Austri. Benedikti XVI përkujtoi momentet e forta të vizitës papnore në tokën austriake, të përqendruara mbi shtegtimin në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Mariacell, me rastin e 850 vjetorit të themelimit.
Një përshëndetje e falenderim të posaçëm Ati i Shenjtë Racinger i drejtoi kryeipeshkvit të Vjenës, kardinali Schonborn, si dhe autoriteteve të larta shtetërore për pritjen e përzemërt që i rezervuan gjatë tri ditëve në Austri.
“Shikojeni Krishtin”, shkoni në takim Marisë e cila na tregon Jezusin: me këto fjalë Benedikti XVI përmbledhi domethënien e të qenurit shtegtar në Shenjtëroren e Mariacellit. Një udhëtim apostolik që ka dashur të inkurajoi edhe Evropën për të “çuar përpara procesin aktual të bashkimit mbi bazën e vlerave të frymëzuara nga thesari i përbashkët i krishtërë”. Pikërisht Mariacell, tha Papa, është “njëra prej simboleve të takimit të popujve evropjanë rrethë fesë së krishtërë”:
“Si të harrojmë që Evropa është bartëse e një tradite të mendimit që mbanë lidhur fenë, arsyen dhe ndjenjen? Filozofët e shquar (ndritur), pavarësisht edhe nga feja, e kanë njohur e pranuar rolin qëndror që ka zhvilluar krishtërimi për ruajtjen e ndërgjegjës moderne nga shmangiet nihiliste e fondamentaliste”.
E në vazhdim të audiencës Papa Racinger u ndal tek shtegtimi në kuptimin e plotë të fjalës në Shenjtëroren e Maricellit, vend – nënvizoi Ati i Shenjtë – aq i dashur për njerëzit e Evropës qendëroro-lindore. “Aty – tha Papa- kam admiruar guximin shembullor të mijëra e mijëra shtegtarëve që, pavarësisht shiut e të ftohëftit, deshën të ishin të pranishëm në këtë përvjetor përkujtimor”. Vetëm duke shkuar në Mariacell, tha Benedikti XVI, “kemi kuptuar plotësisht” domethënien e temës së këtij udhëtimi: “Shikojeni Krishtin”:
“Para nesh ishte truporja e Zojës së Bekuar e cila me një dorë tregon Jezusin Foshnje, e lartë, mbi elterin e madh, të Kryqëzuarin. Atje shtegtimi jonë mbërrini cakun e vet: kemi kundruar Fytyrën e Zotit në atë Fëmijë në duar të Nënës e në atë Njeri me duar të hëhapura. Të shikosh Jezusin me sy të Marisë do të thotë të takosh Zotin Dashuri, që për ne është bërë njeri dhe ka vdekur në Kryq”.
Në vazhdim të audiencës së përgjithshme Papa Racinger, kujtoi se ia besuar mbrojtjes së Vigjërës Mari mandatin dhënë anëtarëve të këshillave baritore të kishave famullitare, “rrjetin e madh të famullive në shërbim të bashkimit e të misionit”.
Po kështu Benedikti XVI kujtoi edhe takimin e tij me klerin e rregulltarët, persona, - vuri në pah Papa – që “më thjeshtësi e përvujtëri të tyre njerëzore, mundohen ti ofrojnë të gjithëve një rreze të bukurisë së Zotit, duke ndjekur pas Jezusin në udhën e varfërisë, të pastërtisë e të dëgjesës, tri kushte këto që duhen kuptuar mirë në domethënien e tyre të vërtetë kristologjike, jo indiviudaliste por relacionale e kishtare”.
Duke vijuar përshkimin e momenteve të forta të vizitës apostolike në Austri, në vazhdim Papa u ndal te kremtimi i Meshës në Katedralen e Shën Shtjefnit në Vjenë dhe ripohoi vlerën e së Dielës, pa të cilën, siç na mësojnë martirët e Abitenes, nuk mund të jetojmë:
“ Edhe ne, të krishterët e Dymijëvjeçarit, nuk mund të jetojmë pa të Dielën: ditën që i jep kuptim punës dhe pushimit, që aktualizon domethënien e krijimit e të shëlbimit, ditë që shpreh vlerën e lirisë e të shërbimit ndaj të afërmit.... e Diela është e gjithë kjo, pra është shumë më tepër se një urdhër!”.
Duke përfunduar kujtimin e pasionuar të udhëtim-shtegtimit në Austri, Papa uroj që Kisha të di t’i përgjigjet sfidave të kohërave tona:
“Një Kishë mësuese e dëshmitare e ‘po-së’ bujare ndaj jetës në çdo përmasë të saj, një Kishës që mishëron traditën dymijëvjeçare të shërbimit të një të ardhme paqësore dhe përparimit të vërtetë shoqëror për mbarë familjen njerëzore”.
E në çastin e përshëndetjeve në mbarim të audiencës, Papa kujtoi solemnitetin e sotëm të Emërit të Shenjtë të Marisë dhe i ftoi të rinjt të bëhën shoqërues të Zojës së Bekuar “në udhën e një aderimi përherë më të përsosur ndaj Ungjillit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.