2007-09-11 19:39:16

Kardinali Martino në Lourdes për Kishën në vend të parë janë të sëmurit e të mjenjanuarit.


(11.9.2007 RV)Zemra e Zotit është e mëshirshme dhe në një botë që e lartëson vetëm persosmërinë e bukurinë fizike të njeriut, Kisha duhet të kumtojë përcaktimin e saj të preferuar për ata që janë të dobët e të mënjanuar nga shoqëria: kështu pohoi kard. Renato Martino, president i Këshillit papnor për Baritorinë e Mërgimtarëve e të Endacakëve, gjatë përurimit të punimeve të Kongresit të V Evropjan të Shtegtimeve e Shenjtëroreve në Lourdes të Francës. Kongresi që ka për temë “Shtegtimet dhe Shenjtëroret, udhëtime paqeje, hapësirë përdëllimi”, po zhvillohet në kuadrin e kremtimeve të 150 vjetorit të dukjeve të Virgjërës Mari Bernardetës së vogël më 11 shkurt të vitit 1858.
Kardinali Martino tha se Evropa është “shtëpia e përbashkët ku qarkullojnë idena e persona. Ky takim është shenjë e kohërave që Kisha duhet t’i interpretojë” duke inkurajuar vëllazërimin e solidaritetin” dhe “duhet të jemi edukatorë e shpërndarës të vlerave shpirtërore” siç kanë bërë gjatë shekujsh, Shenjtorët bashkëjatorë të Evropës, Shën Benedikti i Norçës, Shën Tereza, Shën Katerina e Shën Cirili e Metodi. Detyra jonë, nënvizoi kardinali Martino, është t’i thërrasim besimtarët e njerëzit vullnet mirë të vihen në rrugën dhe udhëtimin e paqes e të vëllazërimit, për të ndarë së bashku miqësinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe dashurinë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.