2007-09-10 20:42:59

Një akt monstruoz,kundër dinjitetit të njeriut”: kështu imzot Elio Sgreçia, president i Akademisë Papnore për Jetën, komentoi vendimin e Autoritetit Britanik për fertilizimin dhe embriologjinë, krijimin e embrioneve të përziera njeri-kafshë.


(10.9.2007 RV)Dëgjues të nderuar le të ndalekimi për disa minuta tek një ngjarje e rëndësishme e javës së kaluar, mbi të cilën deshem të flasim, e kemi fjalën për lajmin tejet shqetësues dhënë më 5 shtator mbi Fertilisation adn Emrbiology Authority, dmth lajmi mbi lejimin e fertizilimit dhe embriologjinë , embrionin njeri-kafshë vendosur nga Autoriteti Britanik.
“Një akt monstruoz, kundër dinjitetit të njeriut”: kështu imzot Elio Sgreçia, president i Akademisë Papnore për Jetën, komentoi vendimin e Autoritetit Britanik për fertilizimin dhe embriologjinë, i cili ka lejuar krijimin e embrioneve të përziera njeri-kafshë, me qëllim që të përdoren në punën kërkimore-shkencore. “Është e nevojshme që bashkësia e shkencëtarëve të mobilizohet sa më shpejt”, thekson imzot Sgreçia, ndërsa njoftohet se teknikat e krijimit të hibrideve në laborator do të vendosen në nëntor. Të dëgjojmë imzot Sgreçian në mikrofonin tonë:...RealAudioMP3
Ky fakt është monstruoz. Deri tani, në të gjitha kodet ndërkombëtare ishte i vetmi fekondim artificial i papranueshëm, për ofendimin që i bën dinjitetit të njeriut, për rrezikun që të prodhojë përbindësha e pra, për një faktor moral shumë domethënës. Mendojmë se edhe kjo qeveri angleze ka ulur kokën para kërkesës së një grupi shkencëtarësh, duket kundër opinionit të shumicës së popullsisë e gjithsesi, sigurisht kundër moralit, jo vetëm moralit katolik apo të grupeve fetare, të grupeve pro-jetës, por kundër moralit të arësyeshëm, që deri tani rezultonte i qartë në të gjitha kartat ndërkombëtare.
Shumë shkencëtarë thonë se këto eksperimente shërbejnë për të shëruar sëmundje, që sot e kësaj dite nuk mund të kurohen? Si përgjigjeni ju?
Ky është gjithmonë preteksti, me anë të të cilit kanë justifikuar deri tani klonimin, përdorimin e qelizave staminale, embrionale etj. Por, përveç faktit që deri tani nuk i kemi parë rezultatet, mendojmë se në çdo rast, kur eksperimenti është çnjerëzor, kur është i paligjshëm, sepse është kundër arësyes, nuk mund të bëhet as për shpresën e fantastikuar se mund të arrihen suksese. Sukseset, nëse vijnë, duhet të arrihen me mjete humane. E mira duhet bërë me mjete të mira, përndryshe zbatojmë makiavelizmin më të pamëshirshëm në shkencë dhe në eksperimentimin shkencor. Shkenca nuk bëhet kundër njeriut. Eksperimentimi mbi njeriun e gjallë me anë të vrasjes së tij, deri tani është kryer vetëm në kampet e përqëndrimit të nazistëve. E gjithë bota e ka dënuar dhe Kode si ai i Nurembergut, i Helsinkit etj., e kanë ndaluar gjithnjë. Fakti që po ky eksperimentim, në fazën primitive, bëhet në laboratorët shkencorë, nuk do të thotë se u bë i ligjshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.