2007-09-10 20:38:11

Atë Lombardi komenton udhëtimin e 7-të apostolikë ndërkombetar të Papës në Austri


(10.9.2007 RV)Posa ka përfunduar udhëtimi 7-të apostolik i Papës Benediktit XVI në Austri. Aryseja qendërore e këtij udhëtimi qe shtegtimi në shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Mariacell me rastin e 850 vjetorit të themelimit të saj. Pëveç Meshës së kremtuar në shenjtëroren historike mariane, kanë qenë edhe shumë momente tjera të forta e të rëndësishme të këtij udhëtimi të shkurtër e të dendur apostolik të Papës Racinger në Austri: nga Sheshi Am Hof i Vjenës deri tek Judenplatz (Sheshi Judenjve) me ndaljen para përmendores së viktimave të Shoahut, nga takimi me autoritetët e larta të Vendit deri te Shenjtërorja në Mariacell.
Po t’i përshkojmë edhe një herë momentet kulmore të këtij Shtegtimi të 7-të Apsotolikë Ndërkombëtar të Papës e të dëgjojmë vlerësimin e Drejtorit të përgjithshëm të Radio Vatikanit dhe zëdhënësitë të Selisë së Shenjtë, Atë Federiko Lombardit, në mikrofonin tonë:
“Më duket një cilanc shumë pozitiv, sepse të gjitha qëllimet kryesore që dëshironim t’i arrinim, si nga ana e Kishës austriake, si nga ana e Papës, janë arritur. Shtegtimi i shkelqyeshëm në Mariacellka përfqësuar si të thuash fillin e kuq të këtyre ditëve – së fundi edhe kalimi, pastaj, në Heiligenkreuz, në ditën e mbrame, ka qenë një etapë në udhën klasike të Mariacellit të shtegtarëve austriakë. Ja, pra, kanë qenë shumë momente të lidhura nga ky fill, duke u nisura nga takimi para Mariensaule deri tek takimi në Heilingenkreuz”.
Atë Federiko Lombardi, le t’i kometojmë së bashku tri momentet e fundit të shtegtimit të Benediktit XVI: Meshën në katedralen e Shën Shtjefnit në Vjenë, vizitën në abacinë e Heilingenkruez dhe takimin me botën e vullnetariatit në Wiener Konzerthaus….
“Do të doja të filloja nga Wiener Konzerthaus, e do të thoja se përfundimi ka qenë një përfundim i madh, pikërisht sepse qe i pranishëm në një mjedis jo ngushtë kishtar, pjesa më e mirë e shoqërisë austriake, dmth ata që ipmenjohen bujarisht për të tjerët. E kjo është tema mbi të cilën Kisha gjendet në përkim, harmoni me shumë persona tjerë që, ndoshta, nuk besojnë por që përmes shërbimit bujar e falas në dobit të tjerëve, bashkëndajnë vlerën themelore të dashurisë ndaj të afërmit e këndej janë në përkim të thellë edhe me Ungjillin e Krishtit. Kjo u ndie shumë bukur dhe mirë në Sallën e Madhe, këtë mbrëmje, sepse pati një emocion të veçantë, do të thosha një sintoni e thellë e të gjithë atyre që kanë folur e të gjithë atyre që dëgjonin. Papa ka përmendur e prekur pika jashtëzakonisht të bukura: atë të veprimtarisë bërë falas, në mënyrë të posaçme, që është kaq e vërtetë dhe kaq themelore në një shoqëri që synon shumë në kërkimin e interesit vetjak e që rrezikon kërcënimin e materilizmit… ja, pra puna bërë falas të hap zemrën dhe horizontin në marrëdhënie vërtetë të thelle me të tjerët e këndej, siç tha Papa, përmes shërbimit falas ndaj tjetërit, ne ruajmë vet dinjitetin. Më duket se vërtetë ka qenë një moment përfundimi jashtëzakonisht shumë i bukur e shumë i pasur që ka sjell përrethë Papës shumë persona me një sintoni të thellë”.
Austria si shembull i një Vendi social e solidarë për t’u marrë si shembull nga Evropa e nga bota e globalizuar. Atë Lombardi, pas vizitës së Benediktit XVI a mendoni se Austria do të jetë gati të merrë mbi vete këtë roli-udhëheqës që vet Papa e tregoi?
“Papa gjithmonë inkurajon të shkohet përpara në rrugën më pozitive. Mund të themi se që tani ka shumë elemente në këtë drejtim dhe presidenti federal austriak e ka dashur këtë takim për t’i inkurajuar e për t’i përforcuar. E, natryrisht pastaj, se si ne i përgjigjemi thirrjeve tona, se si ne dijmë të ushtrojmë përgjegjèsitë tona, kjo duhet pastaj të shihet e të vlerësohet nga dita në ditë. Mirëpo momenti që përjetuam në këtë mbrëmje është pa dyshim një shtytje jashtëzakonisht pozitive në këtë drejtim e lidhet edhe me fjalimin e madh të Papës mbi Evropën, që bëri të premtën e kaluar në mbrëmje, kur Ati i Shenjtë paraqiti qartë pikërisht këtë model të Shtetit social, që respekton të drejtat e njeriut dhe prek çdonjërin në thellësinë e dinjitetit të tij, është diçka që duhet të bartet edhe nga Evropa në botë.


Sipas jush, a do të lënë gjurmë domethënëse thirrjet e Atit të Shenjtë drejtuar politikanëve e edhe autoriteteve në temën e mbrojtjes së jetës?
Këte duhet parë më vonë. Besoj se ekziston terreni i mirë, se ekziston një mundësi serioze e dëgjimit. Mirëpo ky është një problem mbi të cilin në shoqërinë aktuale, në kulturën aktuale, duhet qenë përherë shumë të vëmendshëm sepse tendencat që shkojnë në drejtim të kundërt, dmth manipulimi i jetës, gatishmëria për të lehtësuar vetëminteresat personale apo gëzimi i të drejtave pa kufijë nga ana e individëve duke mos pasur para sysh të drejtat e të afërmit, gjithmonë është në pritë, e këndej nuk është problem që mund të zgjidhet një herë e përgjithmonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.