2007-09-07 13:36:36

Papa: shtegtar në Austri, zemër kulturore e Europës.


(07.9.2007 RV)Jam „shtegtar“ në Austri, „kjo hapësirë kulturore në qendër të Evropës që kapërcen kufijtë e mbërrinë shtytjet e forcat e ndryshme të Kotinentit“. Kështu tha Papa Benedikti XVI, posa arriti në aeroportin e Vjenës, duke përshendetur austriakët, pas mirëseardhjes qe i drejtuan presidenti Heinz Fischer e autoritetet civile.
Për herë të parë pas fillimi të papnisë në tokën e Austrisë, vend që për mua është familjar për shka të afërsisë gjeografike me vendlindjen time, e jo vetëm për këte arsye“ – tha Benedikti XVI që ka zgjedhur shtegtimin në Maricel, shenjtërore të Zojës së Bekuar. Në aeroport të Vjenë Ati i Shenjtë tha se don të jetë „në udhëtim me shtegtarë të kohës sonë“ e vlerësoi rëndësinë që shtegtimi shpirtëror ka edhe për të rinjt, pse ata aty „gjejnë udhën e reflektimit e të meditimit“.
Papa Racinger foli për Austrinë si një vend në të cilën “të hidhet vështrimi mbi kohën e sotme e të ardhmën tonë“ në saje të pranisë së madhe të organizatave ndërkombëtare. Së fundi vlerësoi të gjithë ata që i kushtojnë kohë, madje edhe për të dielash, vullnetariatit.







All the contents on this site are copyrighted ©.