2007-09-07 15:27:02

Papa në Austri:nderime në heshtje viktimave të holokaustit në Juden Platz


(07.9.2007 RV)Papa Benedikti XVI në sheshin Judenplatz (sheshin e hebrenjve) në Vjenë, u ndal në heshtje para Memorialit të Holokaustit për t’i bër homazhe viktimave të Shoahut. Pranë Papës kryetari i bashkësisë hebraike e kryerabini i Vjenë, Paul Chaim Eisenberg, edhe ai në heshtje. Sytë e tyre u ndalen tek emërat e skaliur në mermer të mbi 65 mijë hebrenjve austriakë viktima të periudhës së nazizmit të viteve1938 e 1945. Ky gjest, shpjegoi Papa, dëshmon „trishtimin, pendimin e miqësinë me vëllezërit hebrenjë“ dhe vullnetin për të „ecur përpara në këtë bashkim e dialog“.







All the contents on this site are copyrighted ©.