Papa Benedikti XVI priti në Vatikan Presidentin izraelit Peres.
(06.9.2007 RV)Takimi mes Atit të Shenjtë e Presidentit të Izraelit u mbajt
në Pallatin Apostolik në Kastelgandolfo. “Bisedimet e përzemërta – njofton një
komunatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – kanë mundësuar një shkëmbim informatash
mbi rifillimin e fundit të kontakteve ndërmjet izraelianëve e palestinezëve për rivendosjen
e paqes në Tokën e Shenjtë, në respektimin e Rezolutës së Kombeve të Bashkuara e të
Marrëveshjeve të arritura deri më tani. Në takimin e tyre Papa e Peres uruan që,
në kontekstin ndërkombëtar që tani duket veçanarisht i favorshëm, me Konferencën ndërkombëtare
që është programuar në nëntorin e ardhshëm, secila Palë të bëjë përpjekjet e duhura
për t’iu përgjigjur pritjeve të popullsive, të lodhura nga kriza që zgjatë tashmë
prej 60 vjetësh dhe e cila vazhdon të shkaktojë zi e shkatërrim”. Salla e Shtypit
e Vatikanit njofton më tej se në takimin e sotëm “janë marrë në shqyrtim edhe marrëdhëniet
ndërmjet Shtetit të Izraelit e Selisë së Shenjtë, duke uruar përfundimin sa më të
shpejt të negociatave të rëndësishme që ende janë në zhvillim e sipër dhe të rivendoset
një dialog i përhershëm mes Autoritetit izraelian e Bashkësive të krishtëra lokale,
për të mundësuar një pjesëmarrje të plotë të këtyre në ndërtimin e së mirës së përbashkët.
Presidenti Peresh ka ripërtëri thirrjen e tij drejtuar Papës për të vizituar Tokën
e Shenjtë. Pas takimit me Papën Benediktin e XVI, Presidenti Peresh pati një takim
edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone e sekretarin
për Marrëdhëniet me Shtetët, imzot Dominikë Mambertì.