2007-09-06 18:54:37

Kremtimi liturgjik i festes se te Lumes Nene Tereze nder Shqiptare


(06.9.2007 RV)Dëgjues të nderuar, dje më 5 shtator, Kisha katolike kudo në botë përkujtoi e kremtoi festën liturgjike të së Lumes Nënë Terezës, që sivjet përkonte me 10 vjetorin e kalimit të saj në amshim.
E pikërisht me rastin e këtij jubileu të vogël, festa liturgjike e së Lumes Gonxhe Bojaxhiut është kremtuar e vijon të kremtohet e të përkujtohet edhe këtyre ditëve deri të dielën e ardhshme më 9 shtator, me nisma të shumta e të ndryshme fetare, kulturore e humanitare.
Kështu në Tiranë është përuruar pllaka përkujtimore në shtëpinë e nënës e të motrës së Nënë Terezës, ndërsa në Katedralen e Shën Palit është kremtuar Mesha solemne dhe është mbajtur një koncert muzikor.
Në Prishtinë janë bekuar fillimet e punimeve të Kishës së re Katedrale kushtuar pikërisht të Lumes Nënë Terezë e kështu me radhë edhe në vise tjera shqiptare festa e saj është shënuar me solemnitet e mirënjohje ndaj Zotit për këtë dhuratë kaq të çmueshme që i fali popullit shqiptar e njerëzimit mbarë.
E tani të dëgjojmë si kaloi kremtimi i festës së Lumes Nënë Terezë në Shkodër nga ku na njofton Jolanda Baba....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.