2007-09-06 19:00:11

Benedikti XVI pret autoritetet e Sirisë dhe Arabisë Saudite për paqen në Lindjen e Mesme


(06.09.2007 RV)Papa Benedikti XVI dhe Selia e Shenjtë në përpjekje për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme. Sot u prit nga Ati i Shenjtë princi Saud Al Faisal, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, ndërsa dje Papa takoi në audiencë zv.presidentin e Republikës arabe të Sirisë, Faruk Al-Sharaa. Në qendër të bisedimeve impenjimi i vendeve për paqen në Lindjen e Mesme, për mirëpritjen e refugjatëve irakianë dhe për kushtet e të krishterëve në vendet përkatëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.