2007-09-05 20:10:18

Nënë Tereza, mbrojtja e ambientit, kujdesimi për të varfërit e nevoja e lutjes janë temat që Papa trajtoi në audiencen e përgjithshme


(05.9.2007 RV)Nënë Tereza, mbrojtja e mjedisit, vëmendja ndaj të varfërve, detyra e lutjes: këto janë tenmat e përkujtuara nga Papa në audiencën e sotme të përgjithshme mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para afër 16 mijë shtegtarëve nga mbarë bota, mes tyre edhe 1500 Misionarë e Misionare të Dashurisë, me miq e bashkëpunëtorë, në 10 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. Misionarët e Misionaret e Dashurisë qenë të shoqëruar nga postullatori i çështjes së kanonizimit të të Lumes Nën Terezë, mons. Brian Kolodiejçuk, i cili në fund të audiencës i dhuroi Papës librin e ri “Nënë Tereza: eja, bëhu drita ima”, që përmban letrat personale e një pjesë të ditarit të saj privat.
“Mbikëqyrja (Kontrolli) mbi burimet hidrike e kujdesi ndaj ndryshimeve kilmaterike janë çështje të një rëndësie të madhe për mbarë familjen njerëzore”: tha Papa, duke përshendtur në gjuhën angleze pjesëmarrësit e Simpoziumit ndërkombëtar, mbi temën: “Arktiki, pasqyrë e jetës”, që do të përurohet nesër në brigjet perëndimore të Grëndlàndës nga Patriku ekumenik i Konstandinopojës, Bartolomeut I.
“Të inkurajuar nga vlerësimi në rritje i nevojës së ruajtjes së ambientit”, Benedikti XVI i ftoi liderët fetarë, shkenctarët, gazetarët e të gjitha palët e interesuara për Simpozium të bashkohen me të “në lutje e në punë për një respektim më të madh ndaj bukurive e mrekullive të krijuara nga Zoti”.
Në vazhdim të audiencës mendimi i Papës shkoi te Lapsi i vogël i Zotit, te Nënë Tereza, në dhjetë vjetorin e vdekjes e duke përshendetur Misionarët e Motrat Misionare të Dashurisë tha:
“Të dashur miq”, jeta dhe dëshmia e kësaj nxënse të vërtetë të Krishtit, përkujtimin liturgjik të cilës e kremtojmë sot, janë një thirrje për ju e për mbarë Kishës për ti shërbyer gjithmonë besnikërisht Zotit në më të varfërit e nevojtarët. Vjioni ta ndiqni shembullin e sah e jini kudo vegla të përdëllimit hyjnor”.
Lutja dhe vëmendje për të varfërit janë tiparet dalluese edhe të mësimit të Shën Gregorit ipeshkëv të Nisës, që sot ishte në qendër të katekizmit të Papës në audiencën e përgjithshme, me të cilin katekizëm Benedikti XVI e mylli ciklin kushtuar Etërve Kishtar të Kapadocisë së shekullit të IV.
“Caku i njeriu, thotë ipeshkvi i shenjtë është të bëhët i ngjashëm me Zotin, e këtë cak ta mbërrijë sidomos përmes dashurisë, njohjes e mishërimit të virtyteve, që janë “rreze të ndritshme që zbresin nga natyra hyjnore”, në një lëvizje të përhershme të aderimit ndaj të mirës, në një udhëtim shpirtëror në rritje, në të cilin “Krishti është shembull e mësues”. Krishti i pranishëm edhe në të varfër – nënvizon Shën Gregori – të cilit ia huazojë “Jetën e vet, në mënyrë që të “lëvizin me dhemshuri edhe ata që e kanë zemrën gurë”. Të varfërit që “kurrë nuk duhen fyer e turpëruar”.
“Me shumë qartësi Gregori përkujton se të gjithë varemi nga Zoti, e për këte pohon: ‘Mos mendoni se çdogjë është e juaja! Duhet të jetë edhe një pjesë për të varfërit, miqët e Hyjit”, tha Papa duke përfunduar katekizmin e audiencës së përgjithshme.
Në përshëndetjet e fundit, Benedikti XVI përmendi shtegëtimin e tij të ardhshëm në Austrim nga data 7 deri më 9 shtator, sipas porosisë “Shikojeni Zotin”, për të kremtuar 850 vjetorin e Shenjtërores së Zojës së Bekuar të Mariacelit.
Po Ati i Shenjtë Jozef Racinger nuk harroi t’i bëjë urimet nxënësve e studentëve për fillimin e vitit të ri shkollor, duke porositur edhe orën e mësimit të fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.