2007-09-03 20:09:52

Më 3 shtator përkujtojmë Atë Pal Dodajn OFM, provincialin e parë të Provincës Françeskane Shqiptare të ‘Zojës Nunciatë’.


(03.9.2007 RV)RealAudioMP3 Duke shfletuar kalendarin historik, më 3 shtator përkujtojmë Atë Pal Dodajn OFM, provincialin e parë të Provincës Françeskane Shqiptare të ‘Zojës Nunciatë’.
Atë Pal Dodaj lindi në Janjevë të Kosovës më 3 shtator 1880. Ende i ri, shkoi në Shkodër për t’u shkolluar ndër Françeskanë, kështu nisi mësimet në Kolegjin e Troshanit, ndërsa noviciatin dhe studimet e larta filozofike e teologjike i kreu në Firence të Italisë. Këty më 19 korrik 1902 shugurohet meshtar e kremton Meshën e Parë. Kthehen në Atdhe ku i shërben Kishës e Kombit duke punuar për Fè e Atdhe.
La pas edhe vepra të rëndësishme si “Shqipnia e kohës së mjesme” (1913), “Dorëshkrimet e Atë Gjeçovit” (Romë 1936), “Provinça misionare e Zojës Nunciatë në Shqipëni”(1923), përktheu italisht bashkë me Zef Schiroin “Kanunin e Lekë Dukagjinit” (1941 Romë). Regjimi komunist “e shpërbleu” me arrestim e tortura mizore , pastaj e dënoi edhe me pushkatim, dënim që iu kthye në burgim të përjetshëm, prej nga e liroi motra dekë, që erdh dhe e mori për dore në një nga qelitë e burgut komunist më 5 shtator 1951







All the contents on this site are copyrighted ©.