2007-09-03 17:51:27

Afërsia shpirtërore e Papës me familjen e të riut të Xhandarmërisë që u vetëvra sot në Vatikan


(03.09.2007)Sot paradite, rreth orës 7.30, i riu Aleksandër Benedeti, 25 vjeç, anëtar i Armës së Xhandarmërisë të Shtetit të Vatikanit, u gjet në një banjo të Kazermës, në kushte shumë të rënda, pas një goditjeje me armë zjarri. U çua urgjentisht në spitalin e Shpirtit Shenjt, që ndodhet pranë Vatikanit, dhe aty vdiq në orën 9.00. “Hetimet e para – sqarohet në një notë të Sallës së Shtypit të Vatikanit – të bëjnë të mendosh se i riu ka dashur të vrasë veten. Një pusullë, e gjetur në vendin e ngjarjes, është tani në duart e magjistraturës vatikanase, e cila merret me çështjen dhe do të shqyrtojë edhe të dhënat nga autopsia, që i është kërkuar mjekut ligjor italian”. Vetëvrasja duket se është kryer për motive personale. Benedeti kishte hyrë në Armë si “student” në prill të këtij viti, duke kaluar sprova të vështira, ndër të cilat edhe një provë psiko-atitudinale e deri tani nuk kishte dhënë shenja shqetësuese. “Ati i Shenjtë – thuhet në notën e Sallës së Shtypit – e mori vesh me dhimbje lajmin dhe ia beson mëshirës së Zotit, të riun Aleksandër. Papa shprehu afërsinë e tij shpirtërore me familjen Benedeti dhe me anëtarët e Xhandarmërisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.