2007-09-02 19:56:15

Papa banorëve të Loretos: Shtëpia e Shenjtë të jetë me të vërtetë qendra dhe zemra e Qytetit tuaj!


(02.09.2007 RV)RealAudioMP3 E “kryeqyteti shpirtëror i të rinjve”, siç e pagëzoi Papa Loreton, nuk mund ta linte të largohej pa u përshëndetur me besimtarët e qytetit. Nga tremja e shenjtores mariane, Ati i Shenjtë u nda me ta me fjalët: “Faleminderit. Në këto orë, e kam ndjerë veten me të vërtetë si në shtëpinë time”. Në fjalimin e shkurtër, para se të nisej për në Kastelgandolfo, Benedikti XVI kujtoi takimin e madh të Papës Gjon Pali II në vitin 1995, me të rinjtë e krejt Evropës dhe siguroi se do të vazhdojë në këto gjurmë, duke e konsideruar Loreton si zemrën mariane të Italisë. E banorët e saj nuk mungoi t’i këshillonte:
Mos e harroni kurrë privilegjin e madh që keni duke jetuar nën hijen e Shtëpisë së Shenjtë! Përfitoni për të mbajtur me Shën Marinë, Nënën tonë qiellore, një dialog birnor plot me besim e dashuri… Shtëpia e Shenjtë të jetë me të vërtetë qendra dhe zemra e Qytetit tuaj!







All the contents on this site are copyrighted ©.