2007-09-02 19:37:52

Lutja e Engjëllit të Tenzot: Papa i fton të rinjtë t'ia hapin zemrën shën Marisë në Shtëpinë e Shenjtë të Loretos


(02.09.2007 RV)RealAudioMP3 Në Lutjen e Engjëllit të Tenzot që pasoi, Papa vuri në dukje lidhjen e fortë që ekziston ndërmjet agorà-së së të rinjve në Montorso, vend takimi, dialogu e konfrontimi (vetë fjala agorà ka kuptimin “shesh”), dhe Shtëpisë së Shenjtë të Loretos, vend lutjesh në heshtje të brendshme e në intimitet me Zotin, ku Fjala e tij mund të dëgjohet deri në thellësinë e shpirtit:
Për të sjellë Zotin në shesh, duhet më parë që Ai të jetë futur brenda nesh, të jetë bërë një me ne në këtë shtëpi, siç ndodhi me shën Marinë në Lajmërimin e Zotit. E anasjelltas, shtëpia është e hapur e ndodhet në shesh: e sugjeron këtë edhe fakti se Shtëpia e Shenjtë e Loretos ka tre mure, jo katër: është një Shtëpi e hapur: e hapur ndaj botës, ndaj jetës, edhe ndaj kësaj Agorà-je të të rinjve italianë.
Së fundi, ftesa e Atit të Shenjtë drejtuar të rinjve: “Në momentet më të rëndësishme të jetës suaj ejani këtu, me zemër të hapur, për t’u mbledhur shpirtërisht në lutje brenda mureve të Shtëpisë së Shenjtë. “Atëherë do të bëheni dëshmitarë të vërtetë të Zotit në shoqëri”. E më pas, Benedikti XVI u dha takim të rinjve në Sidnei të Australisë për Ditën Botërore të Rinisë, që do të kremtohet aty në vitin 2008, pra vitin e ardhshëm:
Ju ftoj të përgatiteni për këtë manifestim të madh të fesë së të rinjve, duke medituar për Mesazhin, i cili thellohet në temën e Shpirtit të Shenjtë, për të jetuar sëbashku një pranverë të re të Shpirtit. Ju pres pra, të shumënumërt edhe në Australi, në përfundim të vitit të dytë të Agorà-së”.
72 të rinjve italianë, Papa iu besoi mandatin e ungjillëzimit, të cilin e shtriu më pas për të gjithë pjesëmarrësit.








All the contents on this site are copyrighted ©.