2007-08-31 16:25:20

Rrugët e Hyjit.Shkandulli i fundit i Nënë Terezës.Flet dom Marjan Paloka, pjesa dytë e intervistes


(31.8.2007 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar, sikur kemi njoftuar në emisionet e këtyre ditëve, më datën 4 shtator, natën e 10 vjetorit të kalimit të Lumes Nënë Terezës Gonxhe Bojaxhiut, do të dalë nga shtypi libri në gjuhën angleze “Nënë Tereza: eja të jesh drita ime”. Eshtë fjala për botimin e ditarit personal e të disa letrave private të Nënë Terezës, shkruar atit të saj shpirtëror, në të cilat e Lumja Nënë Terezë dëfton errësinë dhe thatësinë apo ftohësinë që ndjente shpirti saj. Një “provë” që e rreshton me mistikët e mëdhenjë të krishterimit si Shën Gjoni i Kryqit e shumë të tjerë. Nënë Tereza, “errësirën”, betejën e saj shpirtërore e pranoi si dhuratë e në “heshtje e zbratësi të thellë brenda vetes, kërkoi e së fundi e gjeti Krishtin”, sikur e dëshmoi me jetë e në mënyrë të jashtëzakonshme me vepra. Në emisionin e djeshëm ju kemi propozuar pjesën e parë të bisedës telefonike me priftin shqiptar nga Tirana, dom Marjan Palokën mbi librin në fjalë. Tani ta dëgjojmë pjesën e dytë dhe të fundit të bisedës së dom David Gjugjës me dom Marjan PalokënRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.