2007-08-31 17:17:17

Në Loreto më 1 e 2 shtator takimi mes Papës e të rinjve


(31.8.2007 RV)Nesër e pasnesër në Loreto të Italisë Papa Benedikti XVI do të takohet me afër 300 mijë të rinj italianë e të Vendeve të ndryshme evropjane. Sot në një konferencë shtypi në Loreto sekretari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane imzot Betori paraqiti Takimi i të rinjve. “Nuk është fjala për një ngjarje në vete, sepse Takimi Rinor i Loretos është pjesë e një udhëtimi trevjeçar kushtuar të rinjve, që janë të thirrur ta takojnë e njohin Kishën. Takimi i madh i Loretos përfaqëson takimin e parë të udhës trivjeçare, që filloi menjëherë pas Kongresit të Kishës Italiane në Verona, takimi i dytë do të jetë ai i Ditës botërore të rinisë në Sidnej në gusht të vitit 2008 e do të vijojë takimi tretë në vitin 2009.
Sot, është dita e fundit e ditëve të pritjes të të rinjve, që tashmë kanë mbërrijë në afërsi e disa edhe në Loreto ku janë sistemuar nëpër Kisha e vende të organizuara për ta. Mes grupeve të shumta të ardhura nga të gjitha dioqezet italiane, janë edhe shumë delegacione të rinjsh prej Vendeve të ndryshme Evropjane dhe një delegacion nga Sidnej i Australisë, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit përgatitor të Ditës Botërore të Rinisë 2008, mons. Antony Fisher.
Po kujtojmë se dita e parë,1 shtatori do t’i kushtohet shtegtimit të të gjitha grupeve drejt Loretos, ku pastaj duke filluar nga ora 18.00 do të zhvillohet takimi i Papës me të rinjtë. Ndërsa të dielën më 2 shtator do të jetë dita e lutjes e cila do të kulminojë me kremtimin eukaristik të kryesuar nga Papa Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.