2007-08-31 19:56:53

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 22-të gjatë vitit kishtar ‘C’: 'përvujtëria, ndërgjegjia, mirënjohja'!


(01.9.2007 RV)Ja përsëri në takimin javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë liturgjinë e Fjalës së Zotit të dielës së 22-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Tema kryesore që përshkon të gjitha leximet biblike të kësaj së diele është përvujtëria. Jezusi i nxit nxënësit e tij të mos lejojnë të përfshihen e nënshtrohet nga krenaria, nga mendjemadhësia për vendet e para, nga lakmia e privilegjeve. Hyji lavdërohet prej të përvujturve. Parapelqimi i Hyjir për të përvujtët mbështet mbi lidhjen ndërmjet përvujtërisë e frikës së Zotit: përvujtëria e zemrës është kushti thelbësor i dishepulit të Krishtit.
Në Ungjillin e kësaj së diele thotë Jezusi: E do të jesh i lum! Sepse shpërblimi ndaj dhuratës nuk është kthimi i dhuratës, por lumturia e tjetërit, është jeta që përrrethë tejet lulëzon. Më tepër këtu mund të dëgjoni Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të dielës së 22-të gjatë vitit kishtarm, ciklit të tretë....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.