2007-08-31 18:31:45

Epidemi kolere në Irak e lajme të tjera


(31.08.2007 RV)Janë të gjithë të lirë 19 koreanojugorët që u morën peng nga talebanët në Afganistan, më 19 korrikun e kaluar. Në këmbim, Seuli ka pranuar të tërheqë kontingjentin ushtarak prej 200 ushtarësh brenda vitit dhe të mos lejojë asnjë vullnetar të shkojë në Afganistan.


Përveç dhunës së përditshme, Iraku bëhet i rrezikshëm edhe për probleme shëndetësore. Në vend po përhapet epidemia e kolerës. Për momentin, 8 vetë kanë vdekur nga sëmundja, por në spital janë sinjalizuar edhe katër raste të tjera. Epidemia është e kufizuar në provincën kurde të Sulejmanies, në veri të vendit, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të përhapet më tej, nëse nuk merren masat e duhura. Ndërkaq, organizata “Reporterë pa kufi” bën të njohur se së paku 200 gazetarë dhe punonjës të mediave janë vrarë në Irak që nga fillimi i luftës në mars 2003.







All the contents on this site are copyrighted ©.