2007-08-31 18:23:58

5600 ekzekutime në botë vetëm në vitin 2006


(31.08.2007 RV)Mëse 5600 dënime me vdekje janë ekzekutuar vitin e kaluar në të gjithë botën. Ndër viktimat edhe shumë fëmijë. Fatkeqësisht, rritet numri i vendeve ku ekziston dënimi me vdekje. Kjo është situata dramatike që përshkruhet në raportin 2007 të organizatës “Askush të mos e prekë Kainin”. Vendi ku numri i ekzekutimeve arrin shifra marramendëse, është pa dyshim Kina me mbi 5000 viktima. Ligji kinez parashikon inxheksion vdekjeprurës si dënim edhe për ata që shkojnë për të vjedhur në varreza. Një sinjal pozitiv vjen nga Afrika, ku megjithëse është rritur numri i ekzekutimeve, gjithnjë e më shumë vende e heqin nga legjislacioni dënimin me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.