2007-08-30 18:55:46

Vjenë: ndarja e Kosovës nuk është opcion


(30.08.2007 RV)RealAudioMP3 U zhvillua sot takimi i parë në Vjenë ndërmjet Treshes negociatore me përfaqësues të SHBA-ve, Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe delegacioneve serbe e kosovare veç e veç. Delegacioni i Prishtinës përbëhej nga eksponentët kryesorë të qeverisjes së vendit, ndërsa ai i Beogradit nga një delegacion politik i nivelit më të ulët.
Në konferencën e shtypit, Përfaqësuesi evropian, Volfgang Ishinger sqaroi se palët ranë dakord që të mos bëjnë asnjë lloj deklarate që mund të ndikojë në misionin negociator të Treshes deri më 10 dhjetor. Gjithashtu, ai theksoi se opcioni i ndarjes së Kosovës nuk është marrë kurrë parasysh dhe nuk është në diskutim aktualisht.
Ndërkaq, sapo u kthyen në Kosovë, anëtarët e ekipit deklaruan se ata kanë ngulur këmbë që të mos preken 13 parimet mbi të cilat bazohet pakoja e Ahtisarit dhe që brenda 10 dhjetorit çështja e statusit të ketë përfunduar. Ekipi ka kërkuar vendosjen e bazave për marrëdhënie të mira me Serbinë dhe ka siguruar mbrojtjen e pakicave të etnive të tjera në Kosovë. Ç’mund të pritet në të ardhmen? Të dëgjojmë ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin…








All the contents on this site are copyrighted ©.