2007-08-30 18:52:03

Të rinjtë e Loretos miq në 32 dioqeza


(30.08.2007 RV)Ndodhen tashmë në 32 dioqezat e Markeve, Umbrias, Emilia-Romanjës dhe Abrucit, të rinjtë që të shtunën më 1 shtator e të dielën më 2 shtator do të marrin pjesë në takimin me Papën Benedikti XVI në pllajën e Montorsit, në portat e Loretos. Deri nesër të rinjtë marrin pjesë në një sërë iniciativash, të organizuara nga dioqezat ku janë mirëpritur. Janë parashikuar Kremtime Eukaristike, Lutje, katekizëm, shtegtime e momente të gëzuara feste, në pritje të takimit të madh me Atin e Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.