2007-08-30 18:47:25

Rrugët e Hyjit. Shkandulli i fundit i Nënë Terezës.Flet dom Marjan Paloka, pjesa parë e intervistes


(30.08.2007 RV)RealAudioMP3 Siç ju kemi njoftuar edhe në ditët e kaluara, më 4 shtator del nga botimi libri “Nënë Tereza: eja e bëhu drita ime”. Pikërisht në prag të 10-vjetorit të kalimit në amshim të së Lumes Gonxhe Bojaxhiu, misionares shqiptare të bamirësisë, bëhen të njohura letrat dhe një pjesë e ditarit, ku Nënë Tereza vë në dukje boshllëkun shpirtëror që e mundonte që nga momenti i fillimit të punës së saj me të varfërit. Përjetimi i “heshtjes së Zotit”, karakteristikë e mistikëve të mëdhenj të krishterë, ankthi se nuk e ka Zotin pranë, ndërsa e kërkonte me ngulm e ka ndjekur gjithë jetën. Si duhet ta lexojmë këtë mundim shpirtëror të Nënë Terezës? Pyetëm don Marjan Palokën, meshtar shqiptar nga Tirana.Ta dëgjojmë pjesën e parë të intervistës realizuar nga kryeredaktori ynë, don David Gjugja…









All the contents on this site are copyrighted ©.