2007-08-30 18:53:42

Austria pret të takohet me Papën


(30.08.2007 RV)E njëjta atmosferë pritjeje ndihet edhe në Austri, ku Papa Benedikti XVI do të shkojë nga 7 deri më 9 shtator. Shtegtimi i tij Apostolik synon Vjenën dhe Mariacellin, në 850-vjetorin e themelimit të kësaj shenjtoreje mariane. “Të shohim Krishtin” është motoja e zgjedhur nga ipeshkvijtë, me rastin e vizitës së Papës. Ndërkaq, vazhdojnë iniciativat e lutjes e të reflektimit që kanë si protagonistë, në veçanti, Kryedioqezën e Vjenës dhe dioqezën e Grac-Sekau në Stiria, në territorin e së cilës ndodhet shenjtorja e Mariacellit.







All the contents on this site are copyrighted ©.