2007-08-29 18:23:06

Tre të katërtat e armëve të lehta janë në duart e civilëve


(29.08.2007 RV)Tre të katërtat e armëve të lehta në botë janë në duart e civilëve. Alarmi vjen nga nga një institut ndërkombëtar me bazë në Gjenevë, i cili paraqiti dje raportin e tij mbi këto armë. Gjithsej në botë qarkullojnë 875 milion armë, prej të cilave 650 milion zotërohen nga civilë. Pjesa më e madhe e tyre ndodhet në vendet e pasura. Vendin e parë e zënë pa dyshim SHBA-të me 270 milion armë.







All the contents on this site are copyrighted ©.