2007-08-29 18:21:41

Sejdiu i kërkon Serbisë të heqë dorë nga pretendimet mbi Kosovën


(29.08.2007 RV)Një ditë para takimit serbo-kosovar në Vjenë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i kërkon Serbisë të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës. Në një intervistë për agjensinë amerikane AP (Ësoshiejtid Pres), ai shpreh dyshime mbi arritjen e një kompromisi ndërmjet palëve dhe sqaron se pas konfliktit të viteve 1998-99, për shqiptarët është e papranueshme varësia nga Beogradi.
Ndërkaq sot, po në Vjenë, drejtorët politikë të 6 vendeve të Grupit të Kontaktit janë takuar me Treshen negociatore. Nesër takimet do të zhvillohen veç e veç me delegacionin kosovar dhe atë serb.








All the contents on this site are copyrighted ©.