2007-08-29 18:33:17

Papa dënon veprat kriminale që vëjnë në rrezik sigurinë e personave e shkatërrojnë pasurinë e ambientit


(29.8.2007. RV)RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI dënoi ashpër “nismat kriminale” të piromanëve, të cilët me “sjelljen e tyre të papërgjegjshme” vëjnë në rrezik sigurinë e personave e shkatërrojnë pasurinë natyrore”: kështu tha Papa sot në audiencën e përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të mbushur përplotë me afër 12 mijë besimtarë të ardhur nga vendet e ndryshme, Papa iu referuar në veçanti urgjencës së zjarreve në Evropë.
I hidhëruar dhe i brengosur për disa “fatkeqësi të rënda“ që kanë ndodhur ditëve të fundit, Ati i Shenjtë, posaçërisht iu referua “vërshimeve që kanë goditur disa Vende lindore si dhe zjarreve shkatërrimtare në Greqi, në Itali e në Vende tjera evropjane”.
“Para urgjencave kaq dramatike, që kanë shkaktuar viktima të shumta e dëme të mëdha materiale, nuk mund të mos jesh i brengosur për sjelljen e papërgjegjshme të disave që vëjnë në rrezik sigurinë e jetës së personave dhe shkatërrojnë pasurinë natyrore, që është një e mirë e çmueshme për mbarë njerëzimin”.
Këndej dënimi dhe kërkesa e lutjeve të posaçme nga ana e Papës:
Bashkohem me ata që më të drejtë dënojnë nisma të tilla kriminale dhe i ftoj të gjithë të lutemi për viktimat e kësaj tragjedie”.







All the contents on this site are copyrighted ©.