2007-08-29 18:34:25

Katekizmi i Papës mbi Shën Gregorin nga Nisa në audiencën e përgjithshme


(29.8.2007 RV) Në katekizmi i sotëm gjatë audiencës së përgjithshme, Papa Benedikti XVI, u ndal te figura e Shën Gregorit, ipeshkvit të Nisës, njërit “prej protagonistëve të mëdhenj të lulëzimit shpirtëror e kulturor të Kapadokisë së shekullit të IV”. Gregori lindi rreth vitit 335; për formimin e tij të krishtërë qe kujdesur posaçërisht i vëllai Bazili –të cilin e quajty “atë e mësues“ dhe e motra Makrina.
Me një inteligjencë të hollë e njohuri të gjërë filozofike e teologjike, Gregori i Nisës – nënvizoi Papa – mbrojti fenë e krishtërë kundër heretikëve, që mohonin hyjninë e të Birit e të Shpirtit Shenjt apo që komprometonin natyrën e përsosur të Krishtit”. Komentoi Shkrimet e Shenjta, duke u ndalur psoaçërisht mbi krjimin e njeriut. Ai e në krjim shikonte rrezën e Krijuesit dhe këtu gjente rrugën drejt Hyjit. Gregori “me qartësi” shprehi synimin e studimeve të veta, qëllimin suprem në të cilin synonte puna e tij teologjike: jetën të mos shpenzohet në gjëra të kota, por për të gjetur dritën që mundëson të vlerësohet e të gjykohet ajo që më të vërtetë është e dobishme”. Këtë mirë supreme e gjeti, në Krishtërim, fal së cilit mund të “imitohet natyra hyjnore”. Gregori na mëson t’i zbulojmë e t’i njohim brenda nesh “rrezet e dritës hyjnore”.
“Njeriu, pra, ka si cak kundrimin e Hyjit. Vetëm në të do të mund të gjejë kënaqësinë e vet. Për t’i paraprijë në një farë mënyre këtij qëllimi, qysh në këtë jetë, ai duhet të përparojë pareshtur drejt një jete shpirtërore, një jete në dialog me Hyjin”.
Me fjalë tjera –përfundoi Papa katekizmin e audiencës së sotme – “mësimi më i rëndësishëm” që ky ‘atë i madh mistik’, Shën Gregori na dorëzon është ky se “realizimi i plotë i njeriut qëndron në shenjtëri”.
Në mbarim të audiencës, Ati i Shenjtë përshëndeti në gjuhë të ndryshme grupet e shtegtarëve të ardhur prej shumë Vendeve, e në mënyrë të psoaçme Papa përshëndeti një delegacion nga San Marino, ardhur në Vatikan bashkë me ipeshkvin izmot Luigji Negrin, me rastin e 25 vjetorit të vizitës së Gjon Palit II, në Republikën e vogël të San Marinos:”një ngjarje plot domethënie”, që Benedikti XVI urojë të mund të ripërtijë aderimin ndaj Zotit, “burimit të dritës, shpresës e paqes”.
Së fundi Papa përkujtoi shembullin heroikt të Shën Gjon Pagëzuesit, të cilit sot Kisha i kremtoi martizimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.