2007-08-29 18:00:55

Rubrika :“Me Nënë Terezën”, ‘Vepra ime është Vepra e Zotit’ , emisioni i 25-të


(29.8.2007 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë të përditshëm radiofonik me të Lumen Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun. Vijojmë pra së bashku të njihemi me jetën e veprën e Misionares së Dashurisë.
Fillesa e një vepre të vështirë kërkon impenjim të madh e frymëzim të madh. E aq më shumë vijimi i kësaj vepre, organizimi i saj. Po si e organizojnë punën motrat e Nënë Terezës? Në emisionin 25-të të ciklit tonë radiofonik “Me Nënë Terezën”, bazuar tek libri ‘Jeta ime’, Nëna e bamirësisë na tregon se vepra e saj është ‘Vepra e Zotit’.
“Një ditë një nëpunës i lartë i qeverisë indiane më tha: “Si ne, ashtu edhe ju zhvillojmë të njëjtën veprimtari shoqërore. Por ndryshimi ndërmjet jush e nesh është shumë i madh: ju punoni për dikë, ne për diçka”.
Ai e dinte se ‘dikushi’ ynë është Jezusi. Një Jezus i fshehtë, i cili zbulohet nën dukjen e dhimbshme të atyre që vuajnë në rrugë e në lagjet e jashtme të qyteteve tona.
Nga që kongregata është ende tepër e re, eproret tona nuk e kanë fituar akoma përvojën e duhur.
Prandaj u them motrave:
“Duhet të jeni të mira me to e t’i kuptoni. Në to duhet të shikoni dorën e Zotit të mirë, që përpiqet të shkruajë një mesazh të bukur dashurie për secilën nga ju, duke përdorur një laps të thjeshtë, ndoshta edhe me majë të thyer. Prandaj duhet të nisemi nga Zoti, për ta kuptuar atë që shkruan lapsi”.
Në zgjedhjen e veprave të apostullimit të Misionareve të bamirësisë nuk ka planifikim, as ide të paracaktuara.
Punën tonë e nisim në përkim me nevojat dhe mundësitë që na paraqiten.
Zoti mori mbi vete detyrën të na tregojë ç’dëshron nga ne orë për orë.
Giithçka ishte vepra e Hyjit.
Asgjë s’ishte vepra ime.







All the contents on this site are copyrighted ©.