2007-08-28 20:18:59

Papa: kremtimet liturgjike të jenë të frytshme për mbarë Kishën e shoqërinë


(28.82007 RV)Të harmonizohet besnikëria personale ndaj Krishtit me një angazhim të të qenurit të pranishëm në botë si dëshmitarë të tij: kështu shkruan mes tjerash Papa në mesazhin e tij pjesëmarrësve të Javës Liturgjike Kombëtare Italiane, që po zhvillohet në Spoleto.
Kujtojmë se dje në Spoleto filloi Java e 58-të Liturgjike e Konferencës Ipeshkvnore Italiane me temën “Të kremtosh në qytetin e njeriut. Jetoni si qytetarë të denjë të Ungjillit” (Fil.1,27). Në këtë takim reflektimet përqendërohen mbi marrëdhëniet ndërmjet kremtimit të fesë e qytetit të njeriut dhe thellimi i aftësisë së ndikimit që ka kremtimi liturgjik në jetën e përditshme të besimtarit. “Pjesëmarrje aktive në kremtimin liturgjik e bënë të krishtërit më të vetëdijshëm për përgjegjësinë e thirrjes personale që ka të jetë shenjë dhe dëshmitar i një mënyre rrënjësisht të re të veprimit në botë”. Kështu shkruan Ati i Shenjtë Jozef Racinger në mesazhin e tij uroi duke uruar që ky takim i përvitshëm “të jetë frytëdhënës për pjesëmarrësit e për mbarë Kishën që është në Itali”.







All the contents on this site are copyrighted ©.