2007-08-28 20:25:02

Ministri i jashtëm hollandez: ndarja e Kosovës zgjidhje e pranueshme


(28.08.2007 RV)Një kompromis ndërmjet Beogradit e Prishtinës për ndarjen e Kosovës do të ishte një zgjidhje e pranueshme për t’i dhënë fund problemit të statusit. Kështu ka deklaruar sot për radion publike hollandeze, nga Beogradi ku ndodhet për vizitë, ministri i jashtëm i Hollandës, Maksime Ferhagen. Është kreu i parë i një dipllomacie evropiane që pranon një opcion të tillë, megjithëse vetëm “nëse palët bien dakord, e vetëm nëse kjo është një zgjidhje që mund të funksionojë”. Gjithsesi, edhe ndarja e Kosovës, do të duhej të administrohej nga Kombet e Bashkuara, sipas Ferhagenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.