2007-08-28 20:24:06

"Me Nënë Terezën".'Jezusi është Ai që më jep forcë!'. emisioni 24-të


(28.8.2007 RV)RealAudioMP3 Sikur thamë më parë, këtyre ditëve pritet të dalë në Amerikë libri mbi Nënë Terezën me titullin “Nënë Tereza: eja bëhu drita ime”. Në këtë vepër pra kemi përjetimin e saj të thellë shpirtëror, përjetimin e saj të lartë mistik me Hyjin. E Nënë Terezën flet për përjetimin e mistershëm të Zotit, të cilin nuk shumë çaste jete e kundrimi nuk arrijnë ta ndjejë, ta kuptojë, ta gjejë... po jo kurrë nuk e humbi besimin, as në ‘netët e errëta të shpirtit’, sepse Krishti i Kryqëzuar për te ishte Gjithëçka. Nënë Tereza e dinte se Zoti nuk mund të kuptohet, nuk meritohet por vetëm pranohet e dashurohet. E pikërisht këtë, Nënë Tereze e dëshmoi me jetë, me vepra. E sot, dëgjues të nderuar po ju ofrojmë fjalët e të Lumes Nënë Terezë që ka thënë mbi marrëdhënien e saj të ngusht e të pandashme që pati me Krishtin. Janë fjalë të marra nga libir ‘Jeta ime’, e pra ti dëgjojmë….
"Misioni ynë kryesor është të punojmë për shëlbimin dhe shenjtërimin e të varfërve më të varfër.
Ne, mbi të gjitha, jemi rregulltare.
Nuk jemi asistente shoqërore, as mësuese e as infermiere ose mjeke.
Jemi rregulltare.
I shërbejmë Jezusit ndër të varfërit.
E mjekojmë, e ushqejmë, e veshim, e vizitojmë, e ngushëllojmë në të varfërit, në të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, në të sëmurët, në jetimët, në ata që japin shpirt.
Gjithçka bëjmë: lutja, puna, vuajtja – i kushtohen Jezusit.
Jetët tona nuk kanë asnjë kuptim jashtë Tij.
Kjo është një pikë që shumkush nuk arrin ta kuptojë.
Ne i shërbejmë Jezusit 24 orë mbi 24 orë.
Gjithçka bëjmë, e bëjmë për Të. Është Ai që na jep forcë për ta bërë.
E duam në të varfërit e të varfërit i duam në Të.
Por Ai zë gjithnjë vendin e parë.
Punojmë për Të, atij ia kushtojmë gjithçka.
Ai na jep forcë të jetojmë një jetë të tillë e të jemi të lume.
Pa Të nuk jemi në gjendje të bëjmë këtë që bëjmë.
A mund të vijosh gjithë jetën të bësh diçka, që nuk dëshiron ta bësh? Ndoshta mund të vijosh, me dhëmbë shtrënguar, një vit, dy. Por jo një jetë të tërë, të cilën duhet ta shkrish pa pritur falënderime, mirënjohje, po vetëm vuajtje, së bashku me Atë që na desh aq shumë, sa të japë jetën për ne. Pa Jezusin jeta jonë do të ishte e kotë.
Do të ishte fare pa kuptim.
Jezusi është shpjegimi i jetës sonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.