2007-08-28 20:31:19

Kalendari kishtar më 28 gusht përkujton Shën Agostinin, ipeshkvin e madh të Iponës e mendimtarin e shquar të krishtërë.


(28.8.2007.RV)RealAudioMP3 Jeta e Shën Agostinit qe një kërkim i pasionuar i së vërtetës. Së fundi, jo pa vuajtje e mundime të brendshme, zbuloi në Krishtin kuptimin e mbramë e të plotë të jetës së vet dhe të mbarë historisë njerëzore. Shën Agostini është shembull i kërkimit dhe gjetjes së dhuratës së sinqertë e të thellë të takimit me Krishtin, për të gjithë ata që janë të etur për lumturi, dhe kërkojnë atë duke përshkuar shtigje të gabuara e humben në rrugë të pa krye.







All the contents on this site are copyrighted ©.