2007-08-28 20:21:15

Dëshmia e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kard. Bertone në Perù


(28.8.2007 RV)Në Perù vazhdojnë punimet e Kongresit të IX kombëtar Eukaristik, që u hapen të shtunën e kaluar në praninë e kardinalit sekretar të Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone, i cili në Kimboto, vendi ku po mbahet Kongresi eukaristik, pati një pritje të përzemërt. Para se të merrte pjesë në përurimin e punimeve të Kongresit Eukaristik në Katedralen e Kimbotos, kardinali Bertone takoi me anëtarët e konferencës ipeshkvnore peruviane. Sikur kemi njoftuar, dëgjues të nderuar, para fillimit të Kongresit Eukaristik, kardinali Bertone ka vizituar personalisht qytetët e shkatërruara nga termeti i 15 gushtit të kaluar, duke sjell përshëndetjet e ndihmën e Papës Benediktit të XVI-, siç pohon në mikrofonin e Radio Vatikanit vet Kard. Bertone. RealAudioMP3 “Kam vizituar dy qytete që janë ndër më të goditurat, Ika e Pisko. Nuk kam mundur t’i vizitojë të gjitha. Ika është një qytet i goditur shumë nga termeti, me shumë shtëpi të shkatërruara, me një popullsi shumë sporvuar, një popullsi që ka parë rrënimin e Kishës kryesore të Zojës së Bekuar të Lurenit, pa viktima. Kryqi i të Kryqëzuarit, që kaq shumë nderohet në këtë qytet, në këtë rajon, ka shpëtuar i paprekur nga termeti, si shenjë e asaj prania që don të jenë përherë në mesin e vëllezërve kaq të sprovuar. Qytetarët u bashkuar përreth përfaqësuesit të Papës, megjithëse në dhimbje. Un pruna përshëndetjen e përzemërt, një ndihmë shpirtërore e ngushlluese. Jemi lutur së bashku e kemi kremtuar një kremtim të bukur të liturgjisë së Fjalës së Zotit para Kishës së rrënuar të Zojës së Bekuar të Lorenit. Pra, mund të them se takova një popullsi shumë dinjitoze, që këtë sprovë të rëndë e ka ballafaquar me dinjitet. Situata vazhdon të jetë tejet e vështirë, por ka shumë solidaritet edhe nga ana e grupeve, organizatave, shoqatave të gjitha kishave lokale të Perusë. Solidariteti nuk vjen vetëm nga jashtë prej Evrope, Italie e Shteteve tjera por edhe nga Peruja, nga të gjitha dioqezet e Vendit. Ky është një fryt i bukur në këtë sprovë të tmerrshme: një shpirt i madh dashurie e solidariteti nga të gjithë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.