2007-08-28 20:25:21

Abdullah Gyl, presidenti i ri i Turqisë


(28.08.2007 RV)Abdullah Gyl është presidenti i ri i Turqisë. Pas votimit të tretë në parlament, ekonomisti 57 vjeçar arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë të votave. I partisë filo-islamike të kryeministrit në fuqi, Erdogan, Abdullah Gyl konsiderohet një mysliman i moderuar, por jo aq laik sa do të dëshironin ushtarakët dhe një pjesë e mirë e popullsisë që sheh tek presidenti i Republikës garantin e lirive themelore të trashëguara nga Ataturku. Shtypi i atribuon edhe hapjen e dyerve ndaj investimeve saudite. Përpjekja e parë për zgjedhjen e tij në postin e presidentit shkaktoi një krizë politike që çoi në zgjedhjet e parakohshme në Turqi.







All the contents on this site are copyrighted ©.