2007-08-27 20:31:41

Më 27 gusht kalendari Kishtar përkujton Shën Moniken, nënën e shën Agostinit.


(27.8.2007. RV)RealAudioMP3 Shën Monika jetoi në shekullin e IV, e la Afrikën, ku kishte lindur, për t’u bashkuar të birit, Agostinit në Milano. Këtu Agostini, që deshti të bënte karrierë, hyri në krizë të thellë. Por lutjet e nënës Monike e ndihmuan deri ta vendosi t’ia kushtonte jetën e vet Zotit e kërkoi prej ipeshkvit, Ambrozit të Milanot ta pagëzonte. Duke dashur të kthehej në tokën e vet u ndal në Ostia afër Romës në pritje që anija të fillonte lundrimin. E pikërisht në Ostia, Monika jetoi ditët e fundit të jetës së vet. Vdiq këtu më 28 gusht të vitit 430. Nëna e shën Agostini, i jetoi thellësisht vlerat kristiane në rolin e saj prej gruaje e nëne. Ende sot në limanin (porton) e lashtë të bregdetit të Lacios kujtimi i nënës së Agostinit është akoma gjallë, aq sa ekziston një kishë kushtuar asaj, derisa ipeshkvi i Ipones, shën Agostini, prej dy vjetësh është shpallur pajtor qiellor i këtij qyteti të vogël.








All the contents on this site are copyrighted ©.