2007-08-27 19:04:28

63 të vdekur nga zjarri në Greqi


(27.08.2007 RV)Greqia vazhdon të jetë në emergjencë për shkak të zjarreve që kanë rënë në të gjithë territorin. Deri tani, raportohen 63 të vdekur. Shumica e zjarreve janë të qëllimshme, prandaj autoritetet greke kanë ngarkuar kryeprokurorin që merret me hetimet mbi terrorizmin dhe kriminalitetin e organizuar, për të parë nëse zjarret e vëna mund të konsiderohen si krim që gjykohet nga ligji kundër terrorizmit. Qeveria e Athinës ka premtuar një milion euro për kapjen e piromanëve. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka dërguar rreth 20 aeroplanë zjarrfikës në vend e solidaritet tregojnë edhe vendet evropiane veç e veç.







All the contents on this site are copyrighted ©.