10 persona arrestohen për vrasjen e ruses Politkovskaja
(27.08.2007 RV)Kthesë në hetimet për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja
në Rusi. Janë arrestuar 10 persona të cilët dyshohen për organizimin dhe ekzekutimin
e krimit. Është gjetur edhe pistoleta me të cilën ajo u vra më 7 tetorin e kaluar.
Vazhdojnë problemet e bashkësisë ndërkombëtare me Sudanin, pas denoncimit
se ai po thyen embargon e armëve në Darfur. Sot drejtori rajonal i organizatës jo
qeveritare “Care” është ftuar të largohet nga vendi brenda 72 orëve. Çdo refuzim do
të konsiderohet shleje e ligjit të emigracionit nga ana e qytetarit amerikan, që akuzohet
për ndërhyrje në punët e brendshme.