2007-08-25 12:59:56

Shenjtorët e javës


(26.08.2007 RV)RealAudioMP3 Sot më 26 gusht, në të dielën e 21-të të vitit liturgjik, Kisha katolike kremton shën Zefirin e shën Aleksandrin.

Të hënën, më 27 gusht, përkujtojmë shën Monikën. Zoti e do popullin e vet. Shën Pali i shkruan bashkësisë së Selanikut, që e pati themeluar vetë, duke u gëzuar së pari për veprën e Shpirtit të Shenjtë në mesin e tyre. Do të ishte një fitore e madhe, nëse do të dinim t’i kthenim sytë nga Zoti e t’u largoheshim rreziqeve që Jezusi ua atribuon farisejve.

Më 28 gusht, ditën e martë, bie festa e shën Agustinit, ipeshkëv e doktor i Kishës. Kthehu nga unë o Zot, me vështrim dashurie. “Vonë të kam dashur, bukuri kaq e lashtë e kaq e re, vonë të kam dashur. E ja që ti ishe brenda meje e unë isha jashtë e aty të kërkoja… Më verbove me shkëlqimin tënd, e më në fund e shërove verbërinë time”. Janë këto veprat e mëdha të Zotit që shën Agustini sheh në jetën e vet.

Martirizimi i shën Gjon Pagëzuesit përkujtohet nga Kisha të mërkurën, më 29 gusht. Je ti o Zot, mbrotja e të drejtit. Shën Gjoni është pararendësi i vendimit me vdekje dhe i vdekjes së Jezu Krishtit. Edhe ai nuk i nënshtrohet gjykimit të njerëzve, por ecën në rrugën që Zoti ia ka caktuar. Në të njëjtën ditë, kremtohet edhe shën Sabina.

Ndikoje mbi ne o Zot, hirin tënd. “Të jemi gati”: sa herë kaplohemi nga frika se nuk jemi gati! Por nuk duhet të shqetësohemi nëse i kemi në rregull dokumentat, por nëse e kemi jetuar jetën si dhuratë për vëllezërit, për çdo vëlla! Kështu e kaluan jetën shenjtërit që përkujtohen të enjten, më 30 gusht: Shën Feliksi, shën Rebeka, shën Margarita Uard, I Lumi Idelfonso Shuster.

Të premten, dita e fundit e muajit gusht, bie festa e shën Paulinit, shën Rajmond Nonatos, shën Aristidhit. Shenjtëria e Zotit shkëlqen në zemrën e të drejtëve. Pesë virgjërat e pakujdesshme e gjetën derën të mbyllur, sepse nuk ishin përgatitur si duhet. Vaji që u mungonte simbolizon mungesën e shpirtit të dashurisë e bamirësisë. Rrini zgjuar pra, se nuk e dini ditën, as orën.

Shpëtoje veten me dashuri, të këndojmë një këngë të re. Zoti, nëpërmjet shembëlltyrës së talentave na kërkon gatishmërinë tonë të plotë për ta ndjekur, duke e ditur se rruga e tij ka si përfundim Golgotën dhe Varrin bosh. Me këtë gatishmëri e ndoqën shën Egjidi, shën Vitori, shën Siksti, që kremtohen të shtunën e ardhshme, më 1 shtator.







All the contents on this site are copyrighted ©.