2007-08-25 13:45:32

Litugjia e Fjalës së Zotit e dielës së 21 gjatë vitit ‘C’: 'Mundohuni të hyni nëpër derë të ngushtë!"


(25.8.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të së dielës. Kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 21 gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë.
Tema Ungjilli e Ungjillit të kësaj së diele është SHELBIMI. Për besimtarët të shpëtohesh nuk është “një problem” por është “problemi” thelbësor. Për këte përmes Fjalës së Tij Hyjnore, Jezu Krishti Zot, na përkujton se shpëtimi nuk është privilegj i askujt por duhet të meritohet me vepra. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na vënë para syve shëmbëlltyrën e derës së ngushtë. Dera e shpëtimit të përjetshëm do t’u hapet vetëm atyre që do të jenë sjellur si nxënës të vërtetë të Jezu Krishtit Zot. Pra, Ungjilli na fton që të mos e shpërdorim kohën e jetës por qysh tani të mundohemi të bëjmë mirë, të jetojmë në drejtësi e në përkim me njëri-tjetërit, sipas urdhërit Ungjillor të dashurisë. Kështu, me pak fjalë, Jezu Krishti na tregon udhën nëpër të cilën mund t’ia arrijmë cakut të dashur nga Zotit: shpëtimit e për këte thërret të hyjmë nëpër derën e ngushtë të zbatimit të ligjit të Tij hyjnor. T’i dëgjojmë leximet biblike të luturgjisë së Fjalës së Zotit të kësaj së diele...RealAudioMP3 e pastaj homelinë apo komentin nga prifti shqiptar nga Tirana, dom Arian Shkurti…………RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.