2007-08-24 18:41:21

U bë publik programi i vizitës së Papës Benedikti XVI në Loreto, më 1 dhe 2 shtator


(24.08.2007 RV)Dy ditë pasura me momente të forta në shenjë të lutjes e të miqësisë me Krishtin. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë ka shpallur, sot paradite, programin e vizitës së Papës Benedikitit XVI në Loreto të Italisë, me rastin e “Agorà-s” të të rinjve. Papa do të niset nga Kastel Gandolfo, të shtunën më 1 shtator pak pas orës 16.00 për në Loreto. Në ora 18.00 në fushën e Montorsos të Loretos, Papa do t’i prijë Lutjes së Mbrëmjes me të rinjtë. Në këtë kontekst, do të përgjigjet në pyetjet e të rinjve e pastaj do të mbajë një fjalim. Në ora 21.15, është paraparë vizita në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Loreto. Në mbarim të ditën së parë, nga Shenjtëroja e Zojës në ora 21,15 është në program lidhja përmes videos e Papës me të rinjtë e mbledhur në fushën e Montorsos. Ky moment i lutjes do të nisë programin e Natës për të rinjtë.
Në mëngjes, të dielën më 2 shtator, Benedikti XVI do të kremtojë Meshën e Shenjtë e do të udhëheq lutjen e Engjëllit të Tenzot në fushën e Montorsos, që parashikohet të jenë e mbushur përplot me besimtarë të rinj. Në ora 16,30 është parashikuar një përshëndetje e Papës drejtua Komitetit organizues, delegacionit papnor dhe Mbrojtjes Civile, nga ballkoni i Pallatit Apostolik i Loretos. Së fundi në ora 17, Papa do t’i drejtoi fjalën e tij besimtarëve nga shkallët para hyrjes së Shenjtërores së Zojës së Bekuar e më pas kthimi në Kastel Kandolfo, ku Papa pritet të mbërrijë rreth orës 18.45.







All the contents on this site are copyrighted ©.